Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Vizita e Gjimnazit Jo Publik “Ibrahim Dalliu” në FGJH

Më 16 prill 2026, maturantët e Gjimnazit Jo Publik “Ibrahim Dalliu” zhvilluan një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës, të shoqëruar nga mësuesit e tyre.

Ata u pritën nga stafi akademik i fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike; Prof. Asoc. Dr. Sofia Delijorgji, përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Greke; Prof. Asoc. Dr. Eda Shehu, lektore e gjuhës ruse; Verica Mukoska, lektore e gjuhës maqedonase; Gajtis Arkaxhiu, lektor i gjuhës arabe; Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare; si dhe İrena Akyol dhe Nurjana Demiraj, pedagoge të gjuhës turke.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me programet e studimit Bachelor dhe Master, mundësitë për bursa, bashkëpunimet ndërkombëtare, programet e shkëmbimit Erasmus+, si dhe me perspektivat e punësimit që ofron fakulteti.

📚 Gjithashtu, maturantët vizituan ambientet e fakultetit, përfshirë bibliotekat dhe laboratorët gjuhësorë, didaktikë dhe të përkthimit, duke krijuar një ide më të qartë mbi kushtet dhe mundësitë që ofrohen për studentët.

situs toto