Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Studentët e FGJH-së në dialog me gjimnazistët e “Asim Vokshi”: gjuhët e huaja në epokën e AI

Një aktivitet i suksesshëm bashkëpunimi me Klubin e Debatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, dhe Gjimnazin me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, u zhvillua sot në ambientet e këtij të fundit.

Gjatë këtij trajnimi, studentët e FGJH-së udhëzuan nxënësit mbi procesin e debatit, duke theksuar rëndësinë e argumentimit të strukturuar, mendimit kritik dhe komunikimit efektiv.

Tema e trajtuar, “Roli dhe rëndësia e gjuhëve të huaja – a po zëvendësohen mësuesit dhe përkthyesit nga inteligjenca artificiale?”, nxiti diskutime të thelluara dhe reflektim mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e gjuhës dhe edukimit.

Ky aktivitet u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të Dekanes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, si dhe Drejtoreshës së Gjimnazit me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” Marsida Jarani. Një rol të rëndësishëm në organizimin dhe realizimin e tij patën edhe mësueset e gjimnazit, Ajda Leka dhe Albina Haxhiraj.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit:
Emanuel Murati, Liana Kaloti, Ami Kristuli, Era Spahiu, Semina Uka, Emilia Çibuku, Kearda Mane, Ester Bali, Dionis Palaj, Marko Llakaj dhe Adja Buçka.

Ndërkohë, trajnimi u zhvillua nga trajnuesit, studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Serena Dajti, Sara Hoxha, Ada Qosja, Brigilda Shorri, Emeija Erceku dhe Steljona Gjika.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në formimin akademik dhe qytetar të të rinjve.

situs toto