Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Kampionët e FGJH!

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, priti në një takim të veçantë studentët pjesëmarrës në kampionatet dhe turnetë universitare, të cilët realizuan një performancë të shkëlqyer, duke u shpallur kampionë në turneun e beach volley-t, si dhe duke arritur rezultate shumë të mira në turneun e ping-pongut dhe në Turneun Universitar të Tiranës, në volejboll për femra dhe futsall për meshkuj.

Takimi u zhvillua në zyrën e dekanes, ku studentët ndanë me krenari sukseset dhe përvojat e tyre, duke sjellë edhe kupën e fituar si simbol i përkushtimit dhe punës në ekip.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përgjegjësi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, Besnik Veliu, si dhe pedagogia Alma Beni, të cilët kanë mbështetur dhe udhëhequr studentët gjatë gjithë këtyre aktiviteteve sportive.

Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, vlerësoi maksimalisht këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla dhe duke garantuar mbështetjen e vazhdueshme për iniciativa që promovojnë pjesëmarrjen dhe zhvillimin e studentëve.

Misioni i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare mbetet promovimi i një jetese aktive, nxitja e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete sportive dhe krijimi i një komuniteti universitar të shëndetshëm, energjik dhe të bashkuar.

situs toto