SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE për trajnimet në Fushën e Përkthimit Teknik, Letrar dhe Interpretimit
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës njofton se afati i aplikimeve për modulin e formimit të vazhduar në Fushën e Përkthimit Teknik, Letrar dhe Interpretim është shtyrë për gjuhët: Turke, Ruse, Frënge, Greke, Spanjolle, Gjermane dhe Italiane.
🔹 Përkthim teknik në fushën e legjislacionit të BE-së;
🔹 Përkthim teknik në fushën e së drejtës penale.
🗓 Afati i ri i aplikimeve: deri më 20 Prill 2026
📢 Njoftimi mbi modalitetet e fillimit të trajnimit: 25 Prill 2026
📚 Kohëzgjatja: 30 orë (5 javë), çdo të shtunë nga 5 orë;
🎓 Kredite: 3 ECTS për çdo modul;
💻 Forma: Hibride / Online ose fizikisht në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja;
💰 Tarifa: 15,000 Lekë/modul.
👩🎓 Kriteret: Master/Diplomë 4-vjeçare/Doktoraturë/Diplomë ekuivalente jashtë vendit.
🔗 Për regjistrime:
🎓 Certifikatë nga Universiteti i Tiranës në përfundim të çdo trajnimi!


