Njoftim ! Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Trajnim për stafin akademik me kohë të plotë;
Trajnimi do të kryhet në: the Center for the Hellenic Language and Culture
https://hellenic-center.uoi.gr/index.php…
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 4 ditë;
Fushat e trajnimit:
-Gjuhë greke;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor 160 Euro;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/greke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/greke në nivelin B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 28 Janar 2020
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].