Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Shkëmbimin shkencor “Integrimi në Gjermani: Sfidat dhe Perspektivat“

Me pjesëmarrjen e: Dr. Rezarta Reimann, specialiste për menaxhimin e arsimit dhe integrimit, pedagoge për komunikimin ndërkulturor Jens Reimann, specialist në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët, ish-lektor i DAAD në Tiranë, shkëmbimi shkencor “Integrimi në Gjermani: Sfidat dhe Perspektivat“ synoi të ofrojë një kuptim të thelluar të strukturës shtetërore dhe të institucioneve gjermane që merren me çështjet e migracionit dhe integrimit, me fokus të veçantë në rolin e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF).

Aktiviteti shkencor synoi ndër të tjera të analizojë politikat aktuale të integrimit në Gjermani, duke prezantuar qasje praktike dhe modele të suksesshme integrimi në kontekste të ndryshme shoqërore dhe arsimore, me qëllim nxitjen, reflektimin kritik dhe dialogun ndërdisiplinor mbi sfidat dhe perspektivat afatgjata të këtij procesi.

Një qëllim shtesë ishte dhe promovimi i kompetencës ndërkulturore dhe krijimi i një platforme për shkëmbim shkencor dhe bashkëpunim ndërmjet aktorëve akademikë dhe praktikuesve të fushës.

Pjesëmarrësit fituan njohuri të thelluara mbi strukturën institucionale dhe politikat e integrimit në Gjermani, me fokus te roli i BAMF dhe sfidat kryesore të procesit integrues. Ata u njohën me përvoja praktike dhe modele të suksesshme të komunikimit ndërkulturor, duke reflektuar mbi rëndësinë e kompetencës ndërkulturore në një shoqëri multietnike. Aktiviteti kontribuoi në zhvillimin e mendimit kritik dhe në nxitjen e dialogut ndërmjet teorisë akademike dhe praktikës institucionale, duke krijuar bazë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e integrimit dhe gjuhësisë së aplikuar.