Dr. Anna Markova, një akademike e përkushtuar nga Universiteti St. Kliment Ohridski
dhe partnere afatgjatë e Universitetit të Tiranës, ndan përvojën e saj frymëzuese me Universitetin e Tiranës që prej vitit 2006, në kuadër të një projekti bashkëpunimi të nisur me Departamentin e Gjuhës Frënge dhe AUF (Agence Universitaire de la Francophonie) dhe me projekte të tjera në vazhdim
.
Gjatë këtyre viteve, puna e saj ka nxitur shkëmbime të pasura akademike dhe ndërveprime kuptimplota me studentët, plot pasion, dialog dhe bashkëpunim

. Kjo punë e përbashkët ndër vite, ka forcuar gjithashtu lidhjet kulturore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, duke krijuar një hapësirë të vërtetë për të mësuar së bashku.
Energjia dhe përkushtimi i saj ndaj këtyre konferencave vazhdojnë të frymëzojnë si studentët, ashtu edhe kolegët! 


#Universititiranes #AUF #bashkepunimakademik #perkthimdheteknologji #shkembimekulturore #departamentigjuhesfrenge #BulgariaAlbania #arsim #partneritetenderkombetare #Erasmus+


