Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Module Trajnimesh për Punonjësit Arsimorë të Sistemit Parauniversitar

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka fituar të drejtën e ofrimit të trajnimeve në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve arsimorë, licensuar nga MAS me Nr.555/68 Prot., datë 30.05.2022 dhe me Vendim Nr.176 datë 20.05.2022 të Komisionit të Akreditimit të Programeve/ Moduleve të Trajnimit.

Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës ofron module trajnimesh me 1/2/3 kredite  të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar.
 
Pagesa është 1000 lekë për çdo kredit.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja sipas mandat pagesës, pranë bankës OTP ose Postës Shqiptare.

Kalendari i Moduleve të Trajnimeve për Punonjësit Arsimor të Sistemit Parauniversitar

Posterat e Moduleve të Trajnimeve

Trajnime të zhvilluara (Galeria)

Mandat Pagesat 1/2/3 Kredite

Broshura e Moduleve të Trajnimeve