Dita Botërore e Talasemisë shërben gjithashtu, për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, për masat parandaluese dhe masat që duhen marrë për të evituar Talaseminë.
Situata e rëndë shkaktuar nga COVID-19, ka bërë që personat në nevojë, veçanërisht ata talasemikë, të mbeten pa transfusion gjaku, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.
Ftojmë të gjithë donatorët e mundshëm dhe veçanërisht të rinjtë, që nuk vuajnë nga patologji, dhe që nuk janë në fazë gripale, të na bashkohen në një seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë në Ditën Botërore të Talasemisë, 8 Maj 2020, nga ora 09.00 deri 13.30 pranë Bibliotekës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Tiranë.
DHURO GJAK! SHPËTO JETË!
Per cdo informacion mund te kontaktoni ne numrin: +355699733348