Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Aktiviteti me temë: “Takim me studentët e ciklit Master dhe Doktoraturë mbi pjesëmarrjen në konferenca dhe botimet shkencore”

Grupi Mësimor–Kërkimor i Didaktikës do të zhvillojë aktivitetin me temë: “Takim me studentët e ciklit Master dhe Doktoraturë mbi pjesëmarrjen në konferenca dhe botimet shkencore”. Ky aktivitet synon të informojë dhe të udhëzojë studentët mbi mënyrat efektive të përfshirjes në jetën akademike përmes pjesëmarrjes në konferenca shkencore dhe publikimeve në revista të specializuara.

Data: 27 Tetor 2025
Vendi: Salla 307
Ora: 14.30

Ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e programeve Master dhe Doktoratë, si dhe çdo i interesuar tjetër për zhvillimin e aftësive kërkimore dhe akademike.