Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Grupi kërkimor-mësimor “Gjuhësi dhe Komunikim” i Departamentit të Gjuhës Gjermane, FGJH-UT, ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e monografisë shkencore:
“Eqrem Çabej në albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access, mbi materiale autentike të papublikuara më parë, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs – Tübingen, Prof. Hermann Ölberg – Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz – Leipzig).”

Në këtë monografi, figura e Eqrem Çabejt del në pah përmes vlerësimeve, reflektimeve dhe dialogut shkencor me tre personalitete të shquara të gjuhësisë europiane. Përmes këtij korpusi unik dokumentar, shpaloset autoriteti i tij i padiskutueshëm në albanologji, thellësia e metodës së tij shkencore dhe roli themelor që ai luajti në konsolidimin e gjuhësisë shqiptare si disiplinë me përmasë ndërkombëtare. Çabej paraqitet si dijetar me integritet të lartë intelektual, si pikë referimi për kërkimin albanologjik dhe si urë natyrore ndërmjet traditës shkencore shqiptare dhe mendimit gjuhësor europian.

Monografia është botuar në Gjermani nga shtëpia botuese ATHENA dhe përfaqëson frytin e një projekti shkencor të realizuar në kuadrin e programeve PKKZH, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

📅 Data: 5 mars 2026
🕦 Ora: 11:30
📍 Vendi: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, salla 210, kati II

Jeni të mirëpritur!

situs toto