Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📅 5 mars 2026

Grupi kërkimor-mësimor “Gjuhësi dhe Komunikim” i Departamentit të Gjuhës Gjermane, FGJH-UT, promovoi monografinë shkencore “Eqerem Çabej në albanologji dhe në gjuhësinë europiane- Monografi e digjitalizuar, Open Access, mbi materiale autentike të papublikuara më parë, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs – Tübingen, Prof. Hermann Ölberg – Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz – Leipzig).”

Në këtë monografi, figura e Eqrem Çabejt del në pah përmes vlerësimeve, reflektimeve dhe dialogut shkencor me tre personalitete të shquara të gjuhësisë europiane.

Përmes këtij korpusi unik dokumentar, shpaloset autoriteti i tij i padiskutueshëm në albanologji, thellësia e metodës së tij shkencore dhe roli themelor që ai luajti në konsolidimin e gjuhësisë shqiptare si disiplinë me përmasë ndërkombëtare.

Në këtë botim, Çabej paraqitet si një dijetar me integritet të lartë intelektual, si pikë referimi për kërkimin albanologjik dhe si një urë e natyrshme mes traditës shkencore shqiptare dhe mendimit gjuhësor europian.

Monografia është botuar në Gjermani nga shtëpia botuese ATHENA dhe përfaqëson rezultatin e një projekti shkencor të realizuar në kuadrin e programeve PKKZH, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

situs toto