Trajnim “From Words to Worlds: A Training School in Lexical Innovation”

📢 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Angleze, do të mirëpresë aktivitetin ndërkombëtar të trajnimit në kuadër të projektit COST Action CA22126 ENEOLI – European Network on Lexical Innovation.

Trajnimi “From Words to Worlds: A Training School in Lexical Innovation” do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nga data 7 deri më 11 shtator 2026.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet janë studentë të cikleve Bachelor, Master dhe Doktoraturë që janë të interesuar të hulumtojnë fushën dinamike të inovacionit leksikor dhe zbatimet e saj në fusha të ndryshme. Ata vijnë nga universitete të ndryshme si Universiteti i Padovës, Universiteti i Malit të Zi, Universiteti i Valladolidit, Universiteti Shtetëror i Tbilisit “Ivane Javakhishvili”, Universiteti i Portos, Universiteti i Salamankës, Universiteti i Murcias, Universiteti Roma Tre, Itali (programi EMLex), Fakulteti i Filologjisë, Nikshiq, Universiteti Pompeu Fabra, Universiteti i Tiranës, dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

Gjatë kësaj jave trajnimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë teorike dhe praktike mbi studimin, analizën dhe menaxhimin e inovacionit leksikor.

Programi përfshin pesë module tematike:

  • Bazat e neologjisë
  • Neologjia dhe përkthimi / interpretimi
  • Neologjia dhe terminologjia
  • Neologjia dhe mësimdhënia e gjuhës
  • Neologjia dhe leksikografia

#ENEOLI #COSTAction CA22126#TrainingSchool #LexicalInnovation #UniversityOfTirana #FacultyOfForeignLanguages #EnglishDepartment #Neology #Linguistics