Njoftim mbi pagesën e tarifave të shkollimit

Njoftim!

Njoftohen të gjithë studentët e FGJH-UT për të dy ciklet e studimit se në zbatim të ligjit Nr. 80 datë 22.07.2015, VKM-së Nr. 288 datë 21.05.2018, të Vendimeve të Bordit të Administrimit të UT-së Nr. 35 dhe Nr. 36 datë 17.09.2020, “Për miratimin e tarifave të regjistrimit dhe shkollimit për programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, për vitin akademik 2020-2021” si dhe të Udhrit të Brendshëm Nr. 18 datë 01.03.2021 “Për strukturën mësimore të vitit akademik 2020-2021” , se afati i fundit për kryerjen e tarifës vjetore të shkollimit për vitin akademik 2020-2021, është data 31.05.2021 që të mund të vazhdojnë normalisht me sezonin e provimeve.

Për shkak të kushteve të pandemisë Covid-19, studentët mund të shkarkojnë mandatin për pagesë sipas çdo programi studimi në faqen http://fgjh.edu.al/mandate/

Hapat që ndiqen për pagesën e tarifës së shkollimit:

  1. Studenti, printon mandat arkëtimin nga linku i mësipërm, tarifë vjetore sipas programit të studimit që frekuenton, (me përshkrimin e institucionit).
  2. Plotëson dorazi të dhënat e studentit.
  3. Me mandatin e printuar dhe të plotësuar, paraqitet pranë çdo banke të nivelit të dytë, ose pranë çdo dege të postës shqiptare për të bërë pagesën.
  4. Pasi ka kryer pagesën e tarifës së shkollimit, dërgon të skanuar , me foto ose dorazi mandat pagesën që lëshon banka ose posta pranë  sekretarisë mësimore  ose në adresat e email-it  përkatëse të sipas cikleve të studimit dhe degëve, duke deklaruar degën dhe grupin mësimor përkatës.