KONFERENCA E DYTË E STUDENTËVE TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËS ANGLEZE
Në datën 14.06.2019, në bashkëpunim me studentët e Programeve Master dhe Bachelor, Gjuhë Angleze, Departamenti i Gjuhës Angleze organizoi Konferencën e Dytë të Studentëve të Anglishtes (Second Junior Conference) me temë “New Dimensions and Approaches in English Studies”, në të cilën u mbajtën 26 kumtesa në fushën e mësimdhënies dhe metodologjisë së gjuhëve të huaja, studimeve përkthimore, studimeve kulturore dhe komunikimit, të përgatitura dhe prezantuara nga studentët e të tre Programeve Master, si dhe 4 prezantime bazuar në produkte të mirëfillta të kërkimit shkencor nga studentë të Programit Master i Shkencave, Mësuesi Gjuhë Angleze dhe studentë të Programit Bachelor Gjuhë Angleze.
Të ftuarve të pranishëm iu uroi mirëseardhjen Përgjegjësi i Departamentit të Anglishtes, Prof. Dr. Viktor Ristani, i cili vuri në dukje rëndësinë e kësaj konference të dytë të studentëve në gjallërimin e mëtejshëm të jetës studentore dhe ekstrakurrikulare, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë në kuadrin e programeve të tillë si Programi i Ambasadës Amerikane për Mësimdhënës të Gjuhës Angleze, US Embassy English Language Fellow (ELF) Program,. CEEPUS, Erasmus+, përfshirjen e studentëve dhe pedagogëve në projekte të ndryshme ndërkombëtare, duke theksuar se “ne vazhdojmë të zhvillohemi dhe përshtatemi më tej me kërkesat e tregut të punës, gjithmonë të motivuar, me studentët në qendër të vëmendjes dhe të orientuar drejt tregut të punës, të hapur për ide, përvoja dhe qasje të reja.”
Në këtë kontekst, Departamenti i Anglishtes ka qenë nismëtar dhe bashkëorganizues i projekteve dhe veprimtarive të përbashkëta mësimdhënëse dhe kërkimore-shkencore me kolegët në universitete të tjera, duke u përqëndruar fusha të ndryshme specifike të kërkimit shkencor.
Prej fillimit të viti 2019, studentë dhe pedagogë të Programit Master i Shkencave, dega Mësuesi, gjuhë angleze kanë përfituar nga bashkëpunimi me Dr. Aileen Hale, Specialiste e Gjuhës Angleze, Departamenti Amerikan i Shtetit, në kuadrin e një projekti 10-mujor të mbështetur dhe financuar nga Programi i Ambasadës Amerikane në Shqipëri për mësimdhënës të gjuhës angleze dhe të realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Anglishtes dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Ndihmesa e saj për Departamentin dhe Fakultetin tonë lidhet me:
1. Bashkëmësimdhënien në leksione dhe seminare me pedagogë të programit Master të përgatitjes së mësuesve të gjuhës angleze, në lëndë të tilla si:
a. Psikolinguistikë;
b. Metodologji e mësimdhënies së gjuhës së huaj
b. Edukim ndërkulturor;
d. Burime të informacionit në mësimin e gjuhës së huaj;
2. Mbështetja në kërkimin shkencor për studentët e programit Master i Shkencave, Mësuesi, Gjuhë Angleze;
3. Mbështetja e kualifikimit të mëtejshëm të mësuesve të gjuhës angleze nga Departamenti i Anglishtes dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
` Në sajë të programeve të shkëmbimit të vizitave mësimdhënëse dhe kërkimore-shkencore, të tillë si ERASMUS + dhe CEEPUS, janë ftuar kolegë të universiteteve evropiane, të cilët kanë kontribuuar me propozimet e tyre për bashkëpunim në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Përmendim, në këtë kontekst, vizitat e Prof. Asoc. Dr. Maria Bajner, zyra e marrëdhënieve me jashtë në Universitetin e Peçit, Hungari (Programi CEEPUS), Dr. Balint Szele, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Kodolanyi Janos, Hungari (ERASMUS +)
Gjithashtu, në kuadrin e Programit ERASMUS +, kanë kryer vizita mobiliteti pedagogë nga universitete evropiane me të cilët Universiteti i Tiranës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, si përshembull Silvia Sánchez Calderón, PhD, lektore dhe punonjëse kërkimore shkencore në Universitetin e Valladolid, Spanjë, Dr. Arzu Kocak, lektore në Universitetin e Haceteppe, Turqi
Në seancën plenare ishte i pranishëm Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof. Dr. Artur Sula, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, duke falënderuar organizatorët e kësaj konference të dytë të studentëve të anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, tashmë traditë për Departamentin e Anglishtes, theksoi rëndësinë e saj jo vetëm për Departamentin e Anglishtes, por edhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Gjithashtu, në këtë kontekst, u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme në përmbushjen e synimeve për një proces mësimdhënie dhe edukimi sa më të mirë të studentëve në përballimin e sfidave në të ardhmen, si dhe ndihmesën në sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë së duhur të përgatitjes së studentëve në përputhje me kërkesat e tregut kombëtar, rajonal e ndërkombëtar të punës, zgjerimin e gamës së programeve Master, veçanërisht organizimin e programeve të përbashkët ndërkombëtarë në fushën e turizmit dhe komunikimit, si dhe zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.
Studentja e shkëlqyer e Programit Master në Mësuesi, Gjuhë Angleze, Ana Shehu ndau me të pranishmit në konferencë përvojën e saj gjatë viteve të studimeve në të dy ciklet e studimit në Departamentin e Anglishtes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Në seancën plenare referuan si folës kryesorë Aileen Hale, PhD, English Language Fellow, U.S. Department of State, Albania me temën Engaging Teachers “Outside of the Box”, ndërsa Silvia Sánchez Calderón, PhD, lektore në Universitetin e Valladolid, Spanjë, paraqiti temën “First language acquisition of English and Spanish complex predicates”
Në seancën plenare paraqitën punimet e tyre nën drejtimin e Dr. Daniela Hasa dhe Aileen Hale, PhD, studentët e Programit Master i Shkencave, përkatësisht “Engaging students with Interactive Power Points”, “English for taxi-drivers” dhe “Teaching English to café/bar staff/Drink English APP”, si edhe studentët e vitit të tretë, Gjuhë Angleze, Programi Bachelor, nën drejtimin e Dr. Irena Kapo, me prezantimin e tyre me temë “Gender Speech Differences in Albania”
Studentët vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në seanca të njëkohësishme sipas fushave studimore dhe kërkimore-shkencore të veçanta, të shoqëruar nga pyetje, diskutime dhe sugjerimen të ndryshme. Konferenca dhe kumtesat e natyrave dhe fushave të ndryshme të studimeve të gjuhës angleze u shërbyen studentëve të Programeve Master i Shkencave në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të cilët ndoqën me interes punimet e Konferencës, shkëmbyen përvojat e tyre në ndihmë të forcimit dhe thellimit të mëtejshëm e zgjerimit të bashkëpunimit profesional e ndërpersonal në këto fusha të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
REPORT ON THE FIRST JUNIOR CONFERENCE OF STUDENTS OF THE DEPARTMENT OF ENGLISH
In cooperation with the students of our Master Degree Programs, the Department of English organized on 14th June 2019 the Second Junior Conference of the students of English entitled “New Dimensions and Approaches in English Studies”, in which 41 students of the three Master Programs presented their work and research in the field of foreign language teaching and methodology of teaching, translation studies, culture and communication studies, as well as 4 product presentations resulting from their research proper conducted by the students of the ELT Master Program, English Language, and the students of the Bachelor Program, English Language .
The welcoming remarks were delivered by the Head of the Department of English, Prof. Dr. Viktor Ristani, who highlighted the special importance of this first junior conference in further enriching the students’ extra-curricular experience, further extension of collaboration with international partners within the framework of such programs as US Embassy English Language Fellow (ELF) Program, CEEPUS, Erasmus+, students’ and department staff involvement in various international programs, emphasizing that “we continue to grow and adapt, always motivated, student-focused and labour market-oriented, adaptable to new developments, open to new ideas, experiences and approaches.”
In this context, the Department of English has initiated and organised joint academic and research projects and events with fellow colleagues in the other universities, focusing on several specific research areas.
As from early 2019, the students and staff of the ELT Master Program, English Language have benefitted from their collaboration with Dr. Aileen Hale, English Language Specialist, U.S. State Department, within the framework of a 10-month project financed and supported by the US Embassy English Language Fellow (ELF) Program and implemented in collaboration with the Department of English and the Faculty of Foreign Languages.
Her contribution for our Department and Faculty has been related to:
1. co-lecturing and running workshops with the lecturers for the pre-service teacher training program in such subjects as:
a. Psycholinguistics and FL Teaching Methodology;
b. Applied Linguistics
c. Intercultural Education;
d. Sources of Information and the use of new technologies in teaching
2. supporting young researchers of the pre-service teacher training Master Program;
3. supporting in-service teacher training for our Department and Faculty;
Thanks to the exchange schemes such as ERASMUS + and CEEPUS, fellow colleagues from European Universities have been invited, contributing to their proposals for further collaboration in the area of teaching and research. Cases in point are Assoc. Dr. Maria Bajner, international relations office for the University of Pecs, Hungary, Dr. Balint Szele, University of Applied Sciences, Kodolanyi Janos, Hungari (ERASMUS+)
In addition, within the framework of Erasmus+ Exchange Program, lecturers from the European universities with which the Tirana University has signed institutional agreements, respectively Silvia Sánchez Calderón, PhD, lecturer and postdoctoral researcher at the University of Valladolid, Dr. Arzu Kocak, lecturer at the University of Haceteppe, Turky have been invited for teaching and training sessions, jointly organized with our teacher training staff and the students of our ELT Master Program.
The participants were also greeted by the Dean of the Faculty of Foreign Languages, Prof. Dr. Artur Sula, who thanked the organizers of this second Junior Conference, becoming a tradition for the English Department, and emphasized its significance not only for the Department of English, but also for the Faculty of Foreign Languages. In this context, he expressed his appreciation of the continuous efforts made to offer students the best teaching and educational practices and standards required to cope with the future challenges, as well as contributing towards quality insurance and management in adequately training our students in compliance with the requirements indispensable for the national, regional, and international job market. further extending the scope of Master Programs, especially the organisation of joint international programs in the area of tourism and communication, as well as further extending and deepening our collaboration with international partners in higher education.
Ana Shehu, an excellent student of our ELT Master Program, English Language, shared with the conference attendees her experience in both study cycles at the Department of English, Faculty of Foreign Languages.
The key-note speaker Aileen Hale, PhD, English Language Fellow, U.S. Department of State
, Albania delivered her key-note speech on Engaging Teachers “Outside of the Box”, whereas the key-note speaker Silvia Sánchez Calderón, PhD, lecturer and researcher at the University of Valladolid, Spain, delivered her key-note speech on “First language acquisition of English and Spanish complex predicates” in the conference plenary session.
In this plenary session, the students of the ELT Master Program, English Language mentored by Dr. Daniela Hasa and Aileen Hale, PhD, made their presentations, respectively “Engaging students with Interactive Power Points”, “English for taxi-drivers” and “Teaching English to café/bar staff/Drink English APP”, whereas third year students, English Language, Bachelor Program, mentored by Dr. Irena Kapo made their presentation on “Gender Speech Differences in Albania”
Subsequently, the students made their presentations focusing on the topics prepared and participated in discussions in concurrent sessions according to the specific study and research areas identified. Presentations were followed by questions, discussions, and various suggestions. The conference and the presentations, thanks to their rich variety of research on various areas of English studies, served the students of Masters of Science Programs at the Faculty of Foreign Languages, interested to attend the conference and share their research experiences, hence contributing to the discussions as to how to strengthen and widen their professional and interpersonal cooperation in these areas of expertise, teaching, and scientific research.