TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË KUADËR TË DITËS EVROPIANE TË GJUHËVE

TRYEZË E RRUMBULLAKËT
NË KUADËR TË DITËS EVROPIANE TË GJUHËVE

Sot më dt. 29.09.2021 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua një aktivitet me temë “Shumëgjuhësia sot në sistemin parauniversitar dhe universitar, si dhe sfidat e universitetit për përgatitjen e mësuesve të rinj “.

Në tryezën e këtij aktiviteti morën pjesë përfaqësues të strukturave politikbërëse nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, ASCAP, kryetarë të shoqatave të mësuesve të gjuhëve të huaja (frënge, angleze, gjermane, italiane), përfaqësues të universitetit publik të Korçës, Elbasanit dhe Shkodrës, profesorë, specialistë dhe mësues të shkollave të mesme nga rrethet dhe Tirana, që shprehën mendimet e tyre dhe u thelluan në reflektime të përbashkëta në lidhje me vlerat e diversitetit kulturor e gjuhësor në universitet dhe komunitet, për të mësuar më mirë ‘“të jetojmë së bashku”.