“Takimet shkencore shqiptare-ruse” (VII-VIII, 2020-2021)
Në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve u zhvilluan “Takimet shkencore shqiptare-ruse” (VII-VIII, 2020-2021). Kjo veprimtari e përbashkët, që synon njohjen më të mirë të albanologjisë ruse në Shqipëri dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të albanologëve rusë me institucionet albanologjike shqiptare dhe me studiuesit shqiptarë, ka filluar më 1914. Në vitin e kaluar nuk u zhvillua për shkak të kufizimeve të udhëtimeve dhe të tubimeve nga pandemia e Covid 19. Në hapje të veprimtarisë përshëndeti prof. Saverina Pasho, zv.dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Prof. Emil Lafe përshëndeti gjithashtu të pranishmit dhe paraqiti programin e “Takimeve”, duke vlerësuar arritjet e shënuara të albanologjisë në Rusi dhe duke shprehur besimin se “Takimet shkencore”, që kanë nisur më 2014, do të zhvillohen me sukses edhe në vitet e ardhshme.