Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Gjuhën Frënge me profil në Gjuhë dhe Komunikim |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip, Frëngjisht, Gjuhë C, Gjuhë D |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 (tri) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Programi Bachelor në Gjuhë Frënge me profil në “Gjuhë dhe Komunikim”ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë frënge.
Në këtë program studimi ofrohen:
Programi ka këto objektiva:
Programi, me një gamë të gjerë të lëndëve, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës.
Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: Institucione arsimore, media, shtëpi botuese, institucione të kulturës dhe të turizmit, agjenci përkthimi.
Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si :
Diploma Bachelor në “Gjuhë Frënge” me profil në ” Gjuhë dhe Komunikim ” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
PLANI MËSIMOR | ||||
Bachelor në Gjuhë Frënge me Profil në “Gjuhë dhe Komunikim” | ||||
Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
1. | Morfologji e gjuhës A | 4 | I | 40 |
2. | Sintaksë e gjuhës A | 4 | I | 40 |
3. | Gjuhë praktike e Gjuhës B (1) | 12 | I | 120 |
4. | Gjuhë B e folur | 4 | I | 40 |
5. | Gjuhë C (1) ) | 4 | I | 40 |
6. | Lëndë me zgjedhje | 8 | I/II | 80 |
SEMESTRI II | ||||
7. | Morfologji e Gjuhës B (1) | 4 | II | 40 |
7. | Fonetikë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
8. | Qytetërim i Gjuhës B | 4 | II | 40 |
9. | Gjuhë B e shkruar | 4 | II | 40 |
10. | Shkrim akademik | 4 | II | 40 |
11. | Hyrje në Gjuhësi | 4 | II | 40 |
12. | Gjuhë C (2) | 4 | II | 40 |
LËNDË ME ZGJEDHJE | ||||
* Informatikë, Shprehi studimi dhe parashtrimi, Anglishte e folur, Sociologji, Ekonomi tregu, Letërsi e Gjuhës A, Sporte. | ||||
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Teori e Letërsisë | 4 | I | 40 |
2. | Morfologji e Gjuhës B (2) | 4 | I | 40 |
3. | Tipologji tekstore (2) | 4 | I | 40 |
4. | Hyrje në gjuhësi | 4 | I | 40 |
5. | Gjuhë C (3) | 4 | I | 40 |
6. | Stilistikë e Gjuhës B | 4 | I | 40 |
7. | Hyrje në teorinë e komunikimit | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
8. | Lëndë me zgjedhje | 8 | I/II | 80 |
9. | Sintaksë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
10 | Histori e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
11. | Tipologji tekstore (3) | 4 | II | 40 |
12. | Letërsi e Gjuhës B (1) | 4 | II | 40 |
13 | Leksikologji e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
14. | Gjuhë C (4) | 4 | II | 40 |
LËNDË ME ZGJEDHJE Latinisht / Gjuhë D / Leksikografi / Letërsi e kulturë frankofone / Hyrje në historinë e institucioneve ndërkombëtare / | ||||
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Teknika të shprehjes dhe të komunikimit | 4 | I | 40 |
2. | Hyrje në Semiologji | 4 | I | 40 |
3. | Letersi e gjuhës B (2) | 4 | I | 40 |
4. | Koment i strukturuar | 4 | I | 40 |
5. | Gjuhë C (5) | 4 | I | 40 |
6. | Gjuhësi teksti | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
7. | Lëndë me përzgjedhje | 8 | I/II | 80 |
8. | Histori e teorive gjuhësore | 4 | II | 40 |
9. | Përkthim (A-B) | 4 | II | 40 |
10 | Letërsi e Gjuhës B (3) | 4 | II | 40 |
11. | Bazat e antropologjisë | 4 | II | 40 |
12. | Gjuhësi pragmatike dhe komunikim | 4 | II | 40 |
Provimi përfundimtar | 6 | II | ||
LËNDË ME ZGJEDHJE Gjuhë D / Histori arti / Kultura dhe komunikimi / Qytetërim shqiptar / Gjuhësi frënge dhe histori e gjuhës B | ||||
Gjithsej | 60 | 560 | ||
Gjithsejnë 3 vite | 180 | 1760 |