Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil në Përkthim dhe Interpretim
Titulli akademik i studimit |
Diplomë Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil në Përkthim dhe Interpretim |
Cikli i studimit |
Studime të Ciklit të Parë |
Emri dhe statusi i institucionit |
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime |
Shqip, Gjermanisht, Gjuhë C, Gjuhë D |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit |
3 (tri) vite |
Forma e studimit |
Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit |
Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil në “Përkthim dhe Interpretim”ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane dhe synon të përgatisë specialistë të gjuhës, kulturës, historisë dhe letërsisë gjermane si edhe përkthimit dhe interpretimit.
Në këtë program studimi ofrohen:
- njohuri të përparuara të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë gjermane duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
- aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe inovacion, të kërkuara për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikueshme në këtë fushë studimi.
Programi ka këto objektiva:
- Të ofrojë një formim të thelluar teorik në lëndët mësimore me formim gjuhësor.
- Të ofrojë njohuri mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve Gjermanishtfolës.
- Të zhvillojë aftësi të përftuara në fushën e përkthimit, interpretimit.
- Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional.
Kompetencat
Programi, me një gamë të gjerë të lëndëve, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
- Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe të letërsisë gjermane;
- Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, gjuhës C;
- Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (gjuhës A);
- Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;
- Profilizimin e mëtejshëm në përkthimin pragmatik, si edhe në interpretimin konsekutiv e simultan;
- Aftësinë për të komunikuar, përkthyer e interpretuar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme të aktualitetit;
- Ndërgjegjësimin në lidhje me identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve përkthimore të natyrës kuptimore, gramatikore, leksikore, stilistike, kulturore dhe pragmatike;
- Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe letrare të përftuara për të kryer kërkime bibliografike, për të hartuar përmbledhje dhe relacione mbi argumente të caktuara studimore;
- Aftësimin për të zbatuar instrumentet e mësimnxënies për përditësimin dhe thellimin e argumenteve të studiuara edhe në kontekste profesionale; si dhe për të ndërmarrë studime të mëtejshme.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës.
Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: Institucione arsimore, media, shtëpi botuese, institucione të kulturës dhe të turizmit, agjenci përkthimi.
Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si :
- Përkthyes pranë kompanive, organizatave të ndryshme.
- Guida turistike në muze, qendra historike dhe kulturore.
- Info-point turistike pranë bashkive në të gjithë vendin.
- Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në të gjitha institucionet publike dhe private.
- Punonjës i mediave të shkruara e pamore.
- Punonjës i ambasadave shqiptare në botë apo i atyre të huaja në Shqipëri.
- Studiues dhe mediator kulturor.
Studime të mëtejshme në FGJH-UT
Diploma Bachelor në “Gjuhë Gjermane” me profil në ” Përkthim dhe Interpretim ” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- Master i shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë”
- Master i shkencave në “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik”
- Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”
- Master profesional në “Përkthim” me profil Përkthyes
- Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara
Programi i bursave Erasmus + i financuar nga Bashkimi Evropian
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
PLANI MËSIMOR Bachelor në Gjuhë Gjermane me Profil në Përkthim dhe Interpretim