Njoftim !
Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikime për bursa për për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020. në Universitetin e Graz-it, Austri.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Për më shumë informacion referohuni:
https://international.uni-graz.at/…/incoming/about-uni-graz/
https://static.uni-graz.at/…/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf
https://online.uni-graz.at/kfu_…/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor, Master, Doktoraturë (1 semestër)
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Procedura e aplikimit dhe dokumentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/gjermane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
-Listë notash bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Gjermanisht B2 në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Graz-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Learning_Agreement_Graz.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/gjermane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Gjermanisht B2 në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Graz-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
– CV (në gjuhën angleze/gjermane);
– Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
– Listë notash doktorature (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/gjermane në varësi të fushës së mobilitetit);
– Letër e mbikqyrjes nga stafi akademik në Universitetin e Graz-it;
http://www.unitir.edu.al/…/B…/Letter-of-Supervision_Graz.doc
– Certifikata e gjuhës së huaj niveli B2 (Anglisht/Gjermanisht sipas programit të studimit)
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Graz-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 15 Prill 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].