Gjuhë • Komunikim • Media • PR • Përvoja Ndërkombëtare
Profili “Marrëdhënie me Publikun” ndërthur formimin e avancuar në gjuhën angleze me aftësi profesionale në komunikim, marrëdhënie me publikun dhe media.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
🔹 Gjuhë, letërsi, histori dhe qytetërim anglishtfolës
🔹 Komunikim ndërgjuhësor dhe ndërkulturor
🔹 Gjuhë të huaja – Gjuhë B, Gjuhë C dhe, sipas mundësive të programit, Gjuhë D
🔹 Marrëdhënie me Publikun dhe komunikim profesional
🔹 Hartim dhe përgatitje të materialeve publike
🔹 Marrëdhënie me mediat dhe komunikim digjital
🔹 Menaxhim të komunikimit në situata krize
🔹 Aftësi për identifikimin dhe korrigjimin e problematikave gjuhësore dhe logjike në tekste
🌍 NJË SEMESTËR NË LITUANI 🇱🇹
Në kuadër të bashkëpunimit me Kauno Kolegija, Lituani, studentët e këtij profili kanë mundësinë të zhvillojnë një semestër studimi në Lituani.
✨ Zgjero formimin tënd akademik.
✨ Përjeto një mjedis ndërkombëtar studimi.
✨ Ndërto aftësi që të shërbejnë në komunikim, media dhe PR.
Zgjidh profilin “Marrëdhënie me Publikun” dhe bëje eksperiencën universitare edhe ndërkombëtare.


