Bëhu pjesë e “Klubit të Debatit”

Bëhu pjesë e “Klubit të Debatit”
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Junior Achievement of Albania (JAA) do të zbatojnë për të tretin vit rradhazi Programin “Debating Economics”. Ky program ka si qëllim zhvillimin e aftësive debatuese të studentëve, nxitjen e mendimit kritik dhe të aftësive të tyre analizuese, zhvillimin e aftësive të të folurit në publik, si dhe nxitjen e vlerave demokratike.
Si pjesë e këtij Programi, studentët e “Klubit të Debatit” do të përfshihen në një cikël trajnimesh, si dhe në kompeticione debati mes Universiteteve brenda vendit. Klubet më të mira
do të përfshihen edhe në kompeticione debati jashtë vendit.
Për t’u bërë pjesë e “Klubit të Debatit” të Fakulteti i Gjuhëve të Huaja plotësoni këtë link https://forms.office.com/r/APZqDLYuN9 deri më 5 nëntor 2022
Suksese!
.