Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Caption align here

Blog Full Left Sidebar With Frame

FGJH-UT në WORK & STUDY 2026 Më 18 shkurt, në Kinoteatrin e Fierit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT ju pret në Panairin WORK & STUDY. Nëse je maturant nga Fieri, Patosi, Roskoveci apo Mallakastra, kjo është mundësia jote për t’u njohur me: ✔️ Programet e studimit në gjuhë të huaja ✔️ Mundësitë e punësimit ✔️ Mobilitetet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare E ardhmja jote fillon me një zgjedhje të informuar. Shihemi...
Lexo më shumë
Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e Psikologut në FGJH, fton studentët të marrin pjesë në trajnimin me temë: ‘‘Epoka digjitale dhe shëndeti mendor tek të rinjtë’’. 📆Data: 17 shkurt 2026 ⏱️Ora: 12:30 – 14:00 📍Vendi: Salla “Europa”, Godina B, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Lexo më shumë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, organizon më 17 shkurt 2026, ora 10:00 – 12:00, në Sallën “Argjiro”, tryezën e rrumbullakët me temë: “Nga formimi universitar në praktikën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja: përvoja dhe sfida”. Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një hapësire reflektimi dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve kryesorë të përfshirë në formimin fillestar dhe të vazhduar të mësuesve të gjuhëve të huaja. Diskutimi do...
Lexo më shumë
Më 12.02.2026 Grupi Mësimor-Kërkimor i Degës së Gjuhës Turke pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike, organizoi aktivitetin me temë “Shkrimtaret në letërsinë turke – Receptimi i veprave letrare të shkrimtares Ayfer Tunç” 📚✨, me të ftuar Prof. Asoc. Dr. Mzisa BUSKİVADZE nga Universiteti shtetëror “Ivane Jakakhishvili Tbilis State University” në Gjeorgji dhe me pjesëmarrjen e studentëve të vitit të dytë dhe të tretë Bachelor të Degës së Gjuhës Turke....
Lexo më shumë
Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e praktikës mësimore, Grupi Mësimor Kërkimor i Didaktikës pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, FGJH-UT, organizoi më datë 10.02.2026 një takim informues me studentët e programit Master i Shkencave në “Mësuesi e gjuhës angleze për arsimin e mesëm të lartë”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte orientimi i tyre mbi organizimin dhe mbarëvajtjen e praktikës mësimore, në përputhje me standardet akademike dhe kërkesat institucionale. Gjatë takimit...
Lexo më shumë
1 31 32 33 34 35 523

situs toto