Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

NJOFTIM PËR STUDENTËT – APLIKIMI ONLINE PËR LISTËN E NOTAVE

Të dashur studentë, Ju informojmë se tashmë mund të kërkoni Listën e Notave përmes portalit e-Albania, në linkun “https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14927” pa qenë nevoja të paraqiteni fizikisht në sekretarinë mësimore. Për të aplikuar, ndiqni këto hapa: ✅ Hapat e procedurës: 1️⃣ Identifikohuni në portalin e-Albania si qytetar. 2️⃣ Zgjidhni shërbimin “Vërtetim Listë Notash”. 3️⃣ Klikoni butonin “Përdor”. 4️⃣ Plotësoni formularin elektronik me të dhënat tuaja. 5️⃣ Klikoni butonin “Dërgo” për të përfunduar aplikimin. 📌 Përpunimi...
Lexo më shumë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Vizita e Nxënësve të Shkollës së Mesme “Arben Broci”

 Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme “Arben Broci”! Gjatë vizitës, ata u njohën me programet tona të studimit dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Vizita përfshiu një tur, ku nxënësit patën mundësinë të shikonin nga afër ambientet e fakultetit dhe infrastrukturën e tij moderne. Krahas kësaj, maturantët morën pjesë në një workshop të organizuar nga Fakulteti...
Lexo më shumë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Panairin Work & Study

📢 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Panairin Work & Study! 🌍🎓 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ishte i pranishëm në Panairin Work & Study në Kavajë dhe Berat, duke prezantuar mundësitë akademike dhe profesionale që ofron për studentët. Ky aktivitet u dha të rinjve mundësinë të njihen nga afër me programet tona të studimit dhe bashkëpunimet me industrinë, duke i ndihmuar të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme! 📚🌎...
Lexo më shumë

Workshop: Gjuha e Shenjave Shqipe dhe Komunikimi i Personave që Nuk Dëgjojnë: Sfidat dhe Mundësitë në Kërkim

📢 Workshop: Gjuha e Shenjave Shqipe dhe Komunikimi i Personave që Nuk Dëgjojnë: Sfidat dhe Mundësitë në Kërkim 🗓 Data: 11 mars 2025 🕙 Ora: 10:00 🏢 Vendi: Salla Evropa, Laboratori i Gjuhës së Shenjave Shqipe, FGJH Ky workshop i organizuar nga FGJH, me mbështetje nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), sjell diskutime dhe prezantime mbi zhvillimin dhe kërkimin shkencor në gjuhën e shenjave shqipe dhe komunikimin e personave që nuk dëgjojnë. Programi përfshin: ✅ Perspektivat...
Lexo më shumë

Zhvillimi i atelies me temën “Ruajtja e dimensionit kulturor, sfidë e praktikës përkthimore” nga Prof. Dr. Saverina Pasho

Më 6 mars 2025 u zhvillua atelieja me temën “Ruajtja e dimensionit kulturor, sfidë e praktikës përkthimore” nga Prof. Dr. Saverina Pasho, pedagoge e gjuhës frënge dhe përkthyese e mirënjohur për një sërë veprash nga gjuha shqipe në gjuhën frënge dhe anasjelltas. Ajo zhvilloi një diskutim të hapur me studentët dhe pedagogët në të cilin trajtoi sfidat dhe dilemat me të cilat përballet një përkthyes, veçanërisht përkthimin e kulturemave, ku...
Lexo më shumë
1 47 48 49 50 51 454