Çdo kërkim nis me një pyetje. Cila është e jotja?

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ju fton të njiheni me Programet e Ciklit të Tretë – Doktoratë dhe me mundësitë që ato ofrojnë për zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e gjuhëve, letërsisë, përkthimit, interpretimit dhe komunikimit ndërkulturor.
 Bëhu kërkues! Bëhu doktorant!
Nëse mendon se ke një ide që meriton të hulumtohet, fillo të përgatitesh që tani.
 Mendo! Hulumto! Zbulo! Kontribuo!
Informacionin mbi programet doktorale, drejtimet kërkimore, kriteret dhe dokumentacionin mund ta gjeni në dokumentin zyrtar: https://fgjh.edu.al/…/Programi-doktoral-i-perditesuar.pdf
Kliko linkun dhe njihu me Programin Doktoral të FGJH-së:
PROGRAMI DOKTORAL – PROGRAMET, KRITERET DHE INFORMACIONI PËR APLIKIMIN
Datat dhe afatet e aplikimit do të bëhen të ditura në njoftimin zyrtar.
Nis përgatitjen për doktoraturën tënde që sot!