DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE FITUES NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE “BACHELOR” PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE FITUES NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE “BACHELOR” PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027.

1 Kandidatët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve të shkëlqyer. Pas marrjes së dokumentacionit dhe regjistrimit të kandidatit, sekretaria mësimore e IAL-se bën regjistrimin ON-line në portalin U-Albania. Kanditatët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre dokumentacionin e nevojshëm.

a) Kopje e dokumentit të identifikimit.

b) Kopje të njehsuar me origjinalin e diplomës së matures shtetërore /dëftesë pjekurie ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA së bashku me çertifikatën e notave. Perkandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme ne Republiken e shqiperise perpara vitit 2011) në mungesë të diplomës së maturës shtetërore apo deftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatën e deftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vertetuar nga DRAP/ZVAP përkatëse si dhe listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga arkivi i shtetit.

c) Deklaratën e paraqitur në shtojncen nr1, pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur udhëzimit e cila plotësohet nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet prej tyre.