Në periudhën Shkurt-Prill 2023 u zhvillua konkursi i përkthimit për studentët me gjuhë B dhe gjuhë C gjuhën gjermane. Në përfundim të korrigjimeve më 17.05.2023 grupi Përkthim Interpretim i Gjuhës Gjermane së bashku me grupet kërkimore-mësimore: “Qytetërimi i Gjuhës Gjermane”, “Letërsi” zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve (certifikata dhe çmime simbolike) për fituesit e Konkursit të Përkthimit dhe atij të Qytetërimit.
Fituesit në Konkursin e Përkthimit Letrar nga proza e shkurtër e Brehtit [B. Brecht] ishin:
Kategoria B – A:
Vendi I: Ledia Dinoshi, Viti IA (BA)
Vendi II: Ilva Domi, Viti IIID (BA)
Vendi III: Sibora Kuqi, Viti IA (BA)
Kategoria C – A:
Vendi I: Genaida Sina, Viti I (BA-Anglisht)
Vendi II: Markela Qafa Viti I (MA-Anglisht)
Veç përgëzimeve Departamenti i Gjuhës Gjermane u shpërndau fituesve edhe disa dhurata simbolike.
Të pranishëm ishin: dr. Marsela Likaj, shefe e Departamentit dhe drejtuese grupit të letërsisë, dr. Erta Spaho, drejtuese e grupit të përkthimit, Dr. Bashkim Toska, Dr. Ergys Prifti. Dr. Evi Blushi, MA Ilda Themeli, Dr. Salian Çullhaj dhe Dr. Sonila Sadikaj.
Autori i përzgjedhur për këtë vit, u vendos i madhi Bertolt Brecht.