Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Datë 21.10.2022 -“Java e Orientimit për Studentët e Rinj”

Dita e fundit e javës së orientimit të studentëve të vitit të parë u mbyll me prezantimin e programit të Bashkimit Evropian në kuadër të bursave të mobilitetit Erasmus+KA107. 

Koordinatorja akademike Erasmus+, Dr. Drita Rira u prezantoi studentëve mundësitë e shumta që u ofrohen për të kryer një semestër të plotë studimesh në një nga universitetet evropiane me të cilat UT ka lidhur Marrëveshje ndërinstitucionale. 

Gjithashtu, studentët u njohën me procedurat e aplikimit, dokumentacionin që duhet të plotësojnë si edhe detajet e dokumentit Learning Agreement, kontratës studimore. 

Me shembujt e tyre motivues, studentet Dea Alla dhe Dovlete Rama, që kanë kryer mobilitet Erasmus + në Francë, Bullgari dhe Spanjë, ndanë përvojat e tyre me studentët e pranishëm në sallë duke i motivuar për të shkuar drejt kësaj eksperience të jashtëzakonshme. 

Në një video-call të drejtpërdrejtë me Granadën në Spanjë, Studentja Steljona Gjika, anëtare e KS-FGJh, e cila aktualisht ndodhet me mobilitet në universitetin e Granadës në Spanjë Erasmus+ përshëndeti aktivitetin informues dhe inkurajoi të gjithë studentët e pranishëm për të aplikuar në këtë program studimi.