Departamenti i Gjuhëve Sllave e Ballkanike, Dega e Gjuhës Ruse organizon takimin letraro-shkencor «A. S. PUSHKIN NË MJEDISIN SHQIPTAR», i cili do të mbahet për nder të vitit jubile, 225-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, si një nga autorët rusë më të përkthyer në botë, trashëgimia e të cilit studiohet në shkolla, universitete, si dhe nga shkencëtarë të profileve të ndryshme.
Aktiviteti i kushtohet perceptimit të veprës së shkrimtarit të madh nga brezi i ri sot në Shqipëri, përmes poezisë së përkthyer, por edhe rëndësisë dhe peshës që ka ardhja e këtij shkrimtari në gjuhën shqipe, përmes punimeve të ndryshme të studiuesve të veprës së A. S. Pushkin.
Në këtë takim letraro-shkencor ftohen të marrin pjesë studentë, pedagogë, studiues të veprës së A.S. Pushkin, përkthyes e dashamirësve të veprës së poetit të dashur.
Prezantimet ne këtë takim letraro-shkencor do te fokusohen në:
– Trashëgimia e A. S. Pushkin në kulturën dhe historinë botërore dhe ruse;
– Ndikimi i A. S. Pushkin në modernizmin rus;
– A. S. Pushkin në Shqipëri;
– Historiku i përkthimit të veprës së tij;
– A. S. Pushkin në sytë e të rinjve (recitime).