Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Diskutim i Hapur Shkencor nga Prof. Dr. Arbër Çeliku, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedonia e Veriut : POLITIKAT ARSIMORE, GJUHËSORE NË MAQEDONINË E VERIUT, FOKUS GJUHA GJERMANE

Në vijim të aktiviteteve shkencore të Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, Grupi Mësimor-Kërkimor “Gjuhësi dhe Komunikim” zhvilloi më 25 mars 2025 një leksion/diskutim të hapur me Prof. Dr. Arbër Çelikun, profesor me përvojë të gjatë dhe funksione të ndryshme në fushën universitare, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedonia e Veriut.

Gjatë këtij takimi shkencor u diskutuan dhe u trajtuan çështje të rëndësishme lidhur me ndikimin e politikave arsimore dhe gjuhësore në zhvillimin e mësimdhënies së gjuhës gjermane në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, u shqyrtuan sfidat që shoqërojnë përvetësimin dhe përdorimin e gjuhës gjermane në arsimin e lartë, si dhe mundësitë për përmirësimin e strategjive arsimore, sigurimin e një mësimdhënieje më cilësore dhe efektive, avancimin e përgatitjes akademike dhe mësimore, si dhe tërheqjen e studentëve drejt kësaj fushe.

Ky shkëmbim shkencor krijoi mundësi bashkëpunimi të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e strategjive të përbashkëta që kontribuojnë në përmirësimin e programeve arsimore dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies së gjuhës gjermane.

Pa dyshim, ky dialog konstruktiv mundësoi një shkëmbim të vlefshëm përvojash dhe praktikash të arrira mes kolegëve, duke vendosur baza të rëndësishme për përmirësimin e politikave arsimore në të ardhmen.