Dita e dytë e shkollës verore të Bullgarishtes

Sot në ditën e dytë të shkollës verore të bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare.
Prof. Dr. Slavi Dimitrov, pedagog i Departamentit të Turizmit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës, njëkohësisht dhe Zv. Dekan i Fakultetit Ekonomik, specialist në fushën e Gjeografisë dhe Turizmit, mbajti referatin me temë: Trashëgimia natyrore dhe kulturore bullgare në listën e UNESCO-s (Българското природно и културно наследство в списъка на ЮНЕСКО).
Studentët patën mundësi të njihen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore bullgare që tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Profesori nga Bullgaria foli dhe për trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera të Ballkanit që janë në listën e UNESCO-s duke i parë ato si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit në rajonin tonë.