Edicioni i 6-të i Forumit të Grave Shqiptare Frankofone me temë ”Inovacioni dhe teknologjia për fuqizimin e gruas – Figura e gruas në rrjetet sociale”

Në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri “, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, Universitetin e Shkodrës, Ambasadës Franceze në Shqipëri, Agjencinë Universitare të Frankofonisë, me nismën e Grave Frankofone, organizon Edicionin e 6-të të Forumit të Grave Shqiptare Frankofone me temë ”Inovacioni dhe teknologjia për fuqizimin e gruas – Figura e gruas në rrjetet sociale”.
Forumi do të organizohet në datën 7 mars 2023 në Universitetin e Vlorës, ora 9.30

Një qasje e përgjegjshme gjinore ndaj inovacionit, teknologjisë dhe edukimit digjital mund të rrisë ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të drejtat e tyre dhe angazhimin qytetar. Përparimet në teknologjitë digjitale ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për një zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në sektorin e teknologjisë rezulton një zgjidhje më kreative dhe ofron potencial më të madh për inovacione që plotësojnë nevojat e grave, promovojnë barazinë gjinore si edhe rrisin mirëqenien e shoqërisë.

Për fuqizimin e grave është e rëndësishme të forcohen aftësitë digjitale dhe aksesi i tyre në teknologji. Prandaj, nevoja për teknologji gjithëpërfshirëse dhe transformuese dhe edukim digjital është thelbësor për një të ardhme më të mirë shoqërore.

Ky forum synon të promovojë kontributin e grave që punojnë për zhvillimin e teknologjive transformuese dhe edukimin digjital. Takimi për ditën ndërkombëtare të gruas do të theksojë gjithashtu nevojën për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave në hapësirat digjitale dhe për të trajtuar dhunën me bazë gjinore në internet lehtësisht e favorizuar nga teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit.

Në këtë forum do tëmarrin pjesë të ftuar të spikatur në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë për të trajtuar çështjet e mëposhtëme:

– Përfshirja e grave në fushën e invacionit dhe të teknologjisë dhe kontributi i tyre.

– Krijimi i spërmarrjes nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe të komunikimit dhe sfidat e kësaj sipërmarrjeje për një grua.

– Ekonomia shqiptare dhe të ardhurat nga sipërmarrje të grave nëpërmjet inovacionit dhe të teknologjisë.

– Portretizimi i gruas shqiptare në rrjetet sociale: dhuna me bazë gjinore.