Gjatë periudhës shtator-tetor, 2024 në kuadër të projektit “EMI në universitetet shqiptare: nga pilotimi në zbatim” me mbështetje të Institutit Shqiptar të Medias dhe Zyrës së Marrëdhënieve me publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë: “Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhën Angleze (Profili: Gjuhë angleze) janë zhvilluar veprimtari trajnuese me eksperten Monika Hayley, ekspertin e jashtëm Rrapo Zguri me pedagogë dhe studentë me qëllim përfshirjen e elementeve të medias në programet mësimore duke patur si objektivë nxitjen e të menduarit dhe të analizuarit kritik të materialeve të marra nga burime të ndryshme, të cilat përdoren si materiale mësimore. Si rrjedhojëështë realizuar përfshirja e edukimit dixhital në programet mësimore të lëndëve të ndryshme si analizë teksti, sociolinguistikë, etj. Si dhe përdorimi i duhur i mediave si mjet didaktik në mësimdhënien e gjuhës angleze në lëndë të ndryshme.
