Nëse të tërheq gjuha, përkthimi dhe interpretimi, ky profil të ofron një formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën e gjuhës angleze, përkthimit dhe interpretimit.
Gjatë 3 viteve të studimit, do të zhvillosh njohuri të përparuara në gjuhën e shkruar dhe të folur, si dhe njohuri në kulturë, histori dhe letërsi, krahas formimit në përkthim dhe interpretim.
📚 Programi të mundëson të zhvillosh:
- 🔄 Përkthimin pragmatik dhe letrar
- 🎧 Interpretimin konsekutiv dhe simultan
- 🗣️ Komunikimin nga një gjuhë në tjetrën
- 🔎 Analizën dhe korrigjimin e teksteve të përkthyera
- 💡 Identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve përkthimore të natyrës gramatikore, leksikore, stilistike, kulturore dhe pragmatike
- 🌐 Njohuri në përkthimin e specializuar dygjuhësh
- 🌍 Zotërimin në nivel të përparuar të gjuhës së huaj të dytë
Një program që ndërthur gjuhën, përkthimin dhe interpretimin, duke zhvilluar aftësi për komunikim, analizë, reflektim dhe zhvillim profesional.
✨ 3 vite studim. Njohuri. Aftësi. Përkthim. Interpretim.
📍 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhës Angleze


