Departamenti i Gjuhës Frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin Sorbonne Paris Nord, organizon NLP Hackathon 2026 në kuadër të programit të Masterit Shkencor me diplomë të dyfishtë në “Trajtimi Automatik i Gjuhëve” (Natural Language Processing – NLP), i mbështetur nga Aleanca UNINOVIS. 🇦🇱🇫🇷
📍 Paris, Francë
📅 22–26 qershor 2026
Ky aktivitet ndërkombëtar do të bëjë bashkë studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universitetit të Tiranës, dhe të Universitetit Sorbonne Paris Nord, në një javë intensive mësimi, bashkëpunimi dhe inovacioni.
💡 I konceptuar si një përvojë praktike dhe interaktive trajnimi, NLP Hackathon 2026 synon të forcojë dhe zhvillojë më tej aftësitë e pjesëmarrësve në zbatimin praktik të metodave dhe teknologjive të Përpunimit Automatik të Gjuhëve Natyrore (NLP), duke nxitur njëkohësisht punën në grup, kreativitetin dhe shkëmbimin e ideve në një nga fushat më dinamike të teknologjisë bashkëkohore.
🚀 Një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar të ardhmen e teknologjive gjuhësore dhe të inteligjencës artificiale në një mjedis ndërkombëtar dhe inovativ.


