Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi e Gjuhës Angleze

Grupi Mësimor-Kërkimor “Gjuhësi” 

Kryetar: Dr. Fatma Shijaku  

Email: [email protected] 

 

Grupi mësimor-kërkimor “Gjuhësi” i Departamentit të Gjuhës Angleze të  Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës ka për objektiva:

  • Harmonizimin e lëndëve gjuhësore me lëndë të profilit të gjuhë angleze, mësuesisë, përkthimit dhe interpretimit, studime britanike dhe amerikane, marrëdhënieve me publikun, studimeve ndërkombëtare, komunikimit ndërkulturor dhe turistik, në kuadër të programeve Bachelor, Master në Departamentin e Gjuhës Angleze të Universitetit të Tiranës si dhe në bashkëpunim me departamente të tjera të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, me fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës dhe me universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  • Strukturimin e kërkimit shkencor në degë të ndryshme të gjuhësisë (kryesisht në gjuhësi përqasëse) në përputhje me programet, politikat gjuhësore, nevojat e praktikave mësimore, përkthimore, komunikuese, etj., zhvillimet teknologjike, dokumenteve të ndryshme dhe konteksteve aktuale të mësimit të gjuhës angleze. 
  • Hartimin e projekteve kërkimore në funksion të ciklit të tretë të studimeve, ku do të jenë të përfshirë studentë doktorantë që do të zgjedhin tema nga gjuhësia
  • Bashkëpunime dhe aktivitete në kuadër të projekteve Cost Action me pedagogë të përfshirë (pjesë e grupit të gjuhësisë)

Synime të tjera afatgjata për këtë grup kërkimor lidhen me: 

  • Përcaktimin, përmirësimin dhe përditësimin e lëndëve gjuhësore sipas programeve të larmishme të nivelit Bachelor dhe Master dhe zhvillimeve të gjuhësisë në përgjithësi
  • Përcaktimin e temave prioritare gjuhësore të kërkimit (si p.sh. në gjuhësi përqasëse, gjuhët në kontakt, etj.) sipas programeve, politikave gjuhësore, dokumenteve vendase dhe ndërkombëtare, zhvillimeve të vendit, etj. 
  • Formimin gjuhësor dhe shkencor me drejtim human të specialistëve në marrëdhënie me publikun në marrëveshje me Universitetin e Lituanisë, Kaunas Kolegija, Institute of Higher Education
  • Identifikimin e nevojave gjuhësore në kontekstin aktual të mësimit të gjuhës angleze sipas temave të kërkimit;
  • Zhvillimin profesional të pedagogëve dhe kërkuesve shkencore të disiplinave të gjuhësisë nëpërmjet pjesëmarrjes në programet Erasmus +, workshope të ndryshme, projekte si READ, Cost Action, etj. 
  • Zhvillimin e bashkëpunimeve me universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit me synimin për të ngritur programe dhe projekte të përbashkëta kërkimore;
  • Mbështetjen e organizuar të studentëve me qëllim zhvillimin e aftësive gjuhësore, komunikuese dhe kërkimore, si dhe të aktiviteteve kulturore të ndryshme
  • Promovimin dhe shpërndarjen e kërkimit shkencor 

Aktivitete të planifikuara të këtij ekipi:   

  • Ndjekja e webinar-eve të ndryshme të ofruara nga British Council dhe National Geographic në kuadër të përmirësimit dhe përditësimit të materialeve dhe metodave të mësimdhënies, sidomos në lëndët si Analizë teksti, Gramatikë historike, Shkrim akademik, etj.
  • Në bashkëpunim me grupin mësimor-kërkimor “Letërsi”, organizimi i një aktiviteti me Teatrit Kombëtar ku studentët zhvillojnë një bisedë të hapur me regjisorin John Blondell, pedagog dhe një emër i njohur ndërkombëtarisht për vënien në skenë të veprave të Shekspirit në shumë vende të botës, lidhur me veprën e Shekspirit “Si ta doni” (As You like it) dhe ndjekin provat. Pas bisedës dhe ndjekjes së shfaqjes, studentët diskutojnë për stilin e gjuhës, ndryshimet që ka pësuar në kohë, si ka ardhur në shqip, si dhe përshtatjet për teatër apo kinematografi, Tetor, 2025.
  • Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Inovacioni në Gjuhësi dhe Praktikat Moderne në Mësimdhënie, Përkthim dhe Kulturë”, 20 Nëntor, 2025
  • Leksion i hapur me Prof.As.Dr. Eriola Qafzezi lidhur me gjetjet dhe qasjet metodologjike te projektit STI(G)MA “Studim krahasues i stigmatizimit ne diskursin mediatik në gjuhën shqipe dhe angleze nëpërmjet Teknologjise se Informacionit dhe digjitalizimit” – modelet gjuhësore formësojnë dhe përforcojnë stigmatizimin në diskursin mediatik, (financuar nga AKKSHI), Universiteti Fan S. Noli, Dhjetor 2025.
  • Angazhimi në vazhdimësi i stafit në projektet COST ACTION si European Network on Lexical Innovation (ENEOLI), “Language Plurality in Europe’s Changing Media Sphere (Plurilingmedia), etj. Prezantim i arritjeve dhe gjetjeve nga këto projekte.
  • Realizimi i punimi të monografise “Interdisciplinary Studies in Applied Linguistics”. 
  • Në bashkëpunim me grupet mësimore-kërkimore Përkthimi dhe Interpretim dhe Komunikim dhe Studime Kulturore, organizimi i leksionit të hapur “Çështje gjuhësore dhe kulturore në përkthimin e studimit historik Agents of an Empire të Sir Noel Malcolm” me përkthyesin dhe studiuesin Kastriot Myftiu, Prill 2026.
  • Organizimi i leksionit të hapur “From United Kingdom to Albania, from newsroom to social media – perspectives from Alice Taylor” me gazetaren Alice Taylor, Prill 2026.
  • Tavolinë e rrumbullakët lidhur me prezantimin dhe njohjen me botimin e punimit në fushën e leksikografisë “Fjalor i anglicizmave”, një bashkëpunim i gjuhëtares në fushën e sociolinguistikës dhe planifikimit gjuhësor, anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof.Dr. Kristina Jorgaqi dhe Prof.Asoc.Dr Irena Pata (Kapo), botuar nga Akademia e Shkencave.
  • Prezantimi i botimit “Anglicisms around the Globe: Cross-linguistic Studies on the Impact of English”, redaktuar nga Henrik Gottlieb, Anabella-Gloria Niculescu-Gorpin, Alicja Witalisz, Keisuke Imamura, Jaime W. Hunt, botuar nga Routledge, 2026, ku një kontribut është dhënë lidhur me gjuhën shqipe punuar nga Prof.Asoc.Dr. Irena Pata bazuar në korpusin “Global Anglicism Database” (GLAD), një korpus shumëgjuhësor i anglicizmave leksikore dhe frazeologjike. 

Anëtarët  e këtij grupi: Dr. Fatma Shijaku, Prof.Dr. Daniela Tamo, Prof. Dr. Ukë Buçpapaj, Prof. As. Dr. Adriana Dervishaj, Prof. As. Dr. Leonora XHori, Prof. As. Dr. Etleva Kondi, Prof. As. Dr. Rovena Vora, Prof. As. Dr. Irena Pata (Kapo), Prof. As. Dr. Daniela Hasa, Dr. Violeta Shaba, Dr. Erjon Agolli, Dr. Sidita Dano, Dr. Ergys Bezhani, Dr. Ervin Hoxhaj, Msc. Ksenja Ferro (doktorante), Msc. Ejona Demneri.

AKTIVITETE