Në kuadër të aktiviteteve të grupit mësimor-kërkimor të gjuhësisë në Departamentin e Gjuhës Angleze, FGJH-UT, studentët e vitit të dytë të lëndës Stilistikë do të zhvillojnë një takim me znj. Sabi Osmani, eksperte në rritjen e bizneseve dhe inovacion. Ky bashkëbisedim do t’u ofrojë studentëve mundësinë të njihen me përdorimin e gjuhës në kontekste reale profesionale. Ata do të mësojnë më shumë për gjuhën e marketingut online dhe ndërtimin e përmbajtjes digjitale. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet rolit të gjuhës angleze në komunikimin global dhe strategjitë e marketingut. Aktiviteti synon të lidhë teorinë me praktikën dhe të kontribuojë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.


