Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Gjuha angleze dhe komunikimi modern: bashkëbisedim me Sabi Osmanin në FGJH

Më 11 maj, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua një takim frymëzues me studentët e vitit të dytë të lëndës Stilistikë, në kuadrin e aktiviteteve të organizuara nga grupi mësimor-kërkimor i Gjuhësisë. E ftuara speciale ishte Sabi Osmani, e cila ndau me studentët përvojën e saj profesionale dhe personale, duke sjellë një mesazh motivues për rëndësinë e zhvillimit personal dhe profesional.

Gjatë bashkëbisedimit, ajo theksoi rëndësinë e gjuhës angleze në tregun e sotëm të punës, si edhe mundësitë dhe perspektivat që studentët mund të ndërtojnë për të ardhmen e tyre profesionale. Takimi u karakterizua nga një atmosferë dinamike dhe interaktive, ku studentët prezantuan disa punime kreative mbi gjuhën e mediave sociale, duke krijuar vetë përmbajtje dhe duke analizuar ndikimin e saj në komunikimin modern.

Aktiviteti u mbyll me një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, ku studentët shprehën interesin dhe angazhimin e tyre për të ndërmarrë hapa konkretë në zhvillimin e karrierës së tyre, duke premtuar se do të investojnë më shumë në aftësitë dhe mundësitë që do t’i ndihmojnë në të ardhmen.

situs toto