Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin e Shkencave të
Aplikuara të Nysës, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë “Artificial Intelligence at the Universities – a boon or a
bane?”, në datat 20 – 24 Maj 2024.
https://pans.nysa.pl/org/ico/blog/14th-international-staff-training-week-in-nysa-poland-1
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e mësimdhënies:
– Administrim Biznesi;
– Gjuhë e Huaj;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruar nga Universiteti i Shkencave të
Aplikuara të Nysës, Poloni, klikoni në adresën:
https://pans.nysa.pl/
Afati për aplikim: 01 Nëntor 2023