Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni për
semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://pans.nysa.pl/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;

Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 1 semestër;

Fushat e studimit:
– Gjuhë Angleze;
– Administrim biznesi;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni, klikoni në adresën:
https://pans.nysa.pl/
Afati për aplikim: 02 Nëntor 2023

Thirrja Universiteti i Shkencave te Aplikuara Nysa 21.09.2023