Këshilli Studentor

Përbërja e Këshillit Studentor FGJH: 

Steljona Gjika- Kryetare 

Eligerta Losha- Anëtare  

Emanuela Daci- Anëtare 

Çfarë është dhe cilat janë qëllimet e KSFGJH-së? 

KSFGJH-ja është një organizim i pavarur i studentëve të FGJH-së, të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve të FGJH-së në të gjitha programet e studimit. 

KSFGJH-ja përbëhet nga studentë të zgjedhur në mënyrë demokratike si përfaqësues të studentëve të FGJH-së, me qëllim që të përcjellë kërkesat e studentëve tek administrata e Fakultetit dhe të kontribuojë në veprimtaritë arsimore në fakultet dhe në universitet. 

-Qëllimi thelbësor i KSFGJH-së është të sigurojë si zhvillimin akademik dhe atë shoqëror e personal të studentëve. 

-KSFGJH-ja garanton se mendimet dhe sugjerimet e komunitetit studentor përcillen në organet 

vendimmarrëse të FGJH-së dhe të Universitetit të Tiranës (UT) sipas rastit. 

-KSFGJH-ja promovon pjesëmarrjen e studentëve në veprimtaritë akademike, kërkimore dhe shoqërore që zhvillohen në FGJH dhe më gjerë. 

-Ajo mundëson një lidhje komunikimi ndërmjet administratës dhe studentëve, duke përfaqësuar 

konkretisht zërin e studentëve në fakultet. 

KSFGJH-ja shpreh mendime dhe jep propozime për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën studentore në FGJH dhe në UT, si; programet akademike, rregulloret, pjesëmarrja e studentëve në programe kërkimore, organizimi i veprimtarive të ndryshme shoqërore, kulturore, artistike dhe sportive. 

Si funksionon? 

KSFGJH-ja vepron sipas parimeve të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet anëtarëve, studentëve dhe administratës së FGJH-së. 

Këshilli Studentor përbëhet nga 5 përfaqësues (1 përfaqësues për secilin vit të dy cikleve të studimit), të zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët në procesin e zgjedhjeve. 

Gjithashtu, për një funksionim sa më eficient të Këshillit, në mënyrë që secili prej studentëve të mund të dëgjohet, çdo grup ka përfaqësuesin e vet të zgjedhur në mënyrë demokratike, që e përfaqëson atë në Këshillin e Studentëve të FGJH-së.  

Detyrat e një përfaqësuesi grupi: 

-Të diskutojë dhe të përpiqet të gjejë zgjidhje për problemet studentore që mund të ngrihen; 

-Të tejçojë çdo vendim që merret dhe çdo lajmërim te studentët e grupit që përfaqësojnë; 

-Të kontribuojë që studentët të jenë aktivë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre organizuese dhe drejtuese; 

-Të krijojë struktura të tilla që do të shërbejnë për informimin e vazhdueshëm të studentëve dhe për t’u kujdesur për ecurinë e tyre; 

-Të zhvillojë shërbime të ndryshme që do të ndihmojnë në jetën studentore; 

-Të nxitë studentët që t’i përmirësojnë aftësitë akademike dhe kulturore; 

-Të veprojë në përputhje me statutin e UT-së, rregulloret dhe dispozitat e tjera në fuqi.