REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE
KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “KËRKIMI SHKENCOR DHE QASJET E REJA NË
GJUHËSI, MËSIMDHËNIE, PËRKTHIM DHE KULTURË”
GJUHËSI, MËSIMDHËNIE, PËRKTHIM DHE KULTURË”
Në kuadër të Projektit “Përmirësimi i kërkimit shkencor me kërkuesit e rinj të Departamentit të Gjuhës Angleze”, me në fokus të tij kërkimin shkencor në mbështetje të kërkuesve të rinj jo vetëm të Departamentit të Gjuhës Angleze por edhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, do të organizohet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, e cila synon të sjellë risi dhe qasjet më të fundit të kërkimit në disiplinat e ndryshme gjuhësore.
Ftojmë studiuesit, akademikët dhe kërkuesit e rinj të disiplinave të ndryshme gjuhësore apo studimeve ndërdisiplinore, të kontribuojnë në këtë konferencë nëpërmjet punimeve të tyre origjinale. Në këtë konferencë do të zhvillohen diskutime dhe praktikat më të mira, reflektimet dhe përvojat do të bëhen pjesë e aktit të botimeve, i cili do të kontribuojë në literaturën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjuhët e konferencës: Anglisht / Shqip
Adresa e emailit: [email protected]
Data të rëndësishme:
Afati për dërgimin e abstraktit: 29 Shtator
Njoftimi për pranimin e abstraktit: 9 Tetor
Afati për dërgimin e punimit të plotë: 1 Nëntor