KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “Terminologjia në fushat humane dhe pasqyrimi i saj në fjalorë”

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike të Tiranës, Universitetin e Sofies “St, Klement Ohridski”, Bullgari, si dhe me Universitetin Fehmi Agani të Gjakovës, organizon më datën 11 maj, 2023 Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë bosht Terminologjia në fushat humane dhe pasqyrimi i saj në fjalorë.

Konferenca do të përfshijë 4 seksione të ndarë në dy seanca secili. Gjatë këtij tubimi shkencor do të mundësohen dhe prezantohen gjithashtu, jo vetëm rezultate të reja të hulumtimit, por edhe do të shkëmbehen mendime, këndvështrime e ide të reja kërkimore shkencore mes kapaciteteve të njohura në fushën e leksikut terminologjik në marrëdhënie me leksikun e përgjithshëm, veçanërisht në hartimin e fjalorëve terminologjikë, shpjegues e dygjuhësh.

Konferenca do të shërbejë si një pikë takimi mes terminologëve, gjuhëtarëve, specialistëve të fushave përkatëse, studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të interesuar për leksiko-terminografinë e fjalorëve të fushave humane në gjuhën shqipe dhe atë të huaj. Kjo konferencë do të shtrihet me diskutime të ndyshme nga specialistë brenda dhe jashtë vendit.

Jeni të ftuar të merrni pjesë për të dëgjuar hulumtimet e tyre, të cilët do të përcillen në këtë event shkencor!

#fakultetiivërtetëevropian

#fakulteti_gjuheve_te_huaja

Terminologjia-ne-fushat-humane-dhe-pasqyrimi-i-saj-ne-fjalore