Leksion i hapur me temë : Vetëbesimi dhe menaxhimi i emocioneve gjatë mbrojtjes së diplomës

Duke qenë se mbrojtja e diplomës është shumë e rëndësishme për studentët, zyra e psikologut organizoi leksionin e hapur me temë: “Vetëbesimi dhe menaxhimi i emocioneve gjatë mbrojtjes së diplomës”. Në këtë leksion u analizuan mënyra të ndryshme sesi ndërthuren emocionet dhe proceset mendore në këtë sfidë. Studentët mësuan më tepër rreth vetëbesimit dhe rëndësisë së tij, kryesisht gjatë mbrojtjes së diplomës. Gjithashtu u diskutua rreth menaxhimit të emocioneve, kapaciteteve të njeriut për të njohur dhe menaxhuar emocionet e tij si dhe ndikimin e emocioneve në të folurin në publik. Studentët u njohën me disa teknika të menaxhimit të emocioneve dhe gjithashtu diskutuan disa nga teknikat që ata vetë përdorin. Në fund të leksionit, u zhvillua një seancë meditimi me qëllim integrimin e studentëve në botën e pafundme të ekuilibrit mendor.