Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – UT me Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit është hapur thirrja për bursa mobiliteti për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – UT

Njoftim!
Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – UT me Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit është hapur thirrja për bursa mobiliteti për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – UT që dëshirojnë të shkojnë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit dhe të mësojnë si gjuhë të dytë të huaj, gjuhën kroate në Croaticum – Qendra për Kroatisht.
Shkolla e Vjeshtës Croaticum i gjuhës dhe kulturës kroate do të zhvillohet në datat 5-23 shtator 2022.
Studentët nuk duhet të kenë njohuri të mëparshme të gjuhës kroate.
Gjithashtu ju informojmë se nëpërmjet programit të lëvizshmërisë CEEPUS mundësohen 6 bursa për studentët tanë. Inkurajohen të aplikojnë studentë e vitit të dytë ose edhe të viteve me të larta. Bursa mbulon tarifën e shkollimit si dhe akomodimin në konvikt. Gjithashtu, studentët do të marrin edhe 1500 kuna (rreth 200 euro).
Studentët e interesuar për të marrë pjesë në këtë oportunitet, luten të konfirmojnë interesin e tyre brenda datës 31 Maj 2022, pranë Zyrës së Projekteve në FGJH.