“Panairi Punës” Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë organizoi  Panairin e Punës 2022 ku ishin prezent mbi 30 kompani, organizata, institucione arsimore, shtëpi botuese, agjensi turistike, apo biznese të cilat paraqitën oferta pune për studentët tanë.
Panairi i Punës shërbeu si një pikë takimi mes studentëve dhe kompanive të ndryshme dhe vizitorëve të interesuar për punësim dhe për studime.
Universiteti i Tiranës në startegjinë e tij për përmirësimin e programeve të studimit, kualifikimin sa më të mirë të studentëve në specialitetet e tyre të studimit, e ka sfidë të tijën bashkëpunimin më të ngushtë me bizneset e institucionet e ndryshme për të përshtatur sa më mirë programet me tregun e punës si edhe për të pasur fleksibilitet më të madh gjatë karrierës profesionale të studentëve.