Kënaqësi e veçantë të firmosej Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe shoqërisë së përkthimit “Cosmos Translations & Events” e përfaqësuar ligjërisht nga Znj. Alketa Ylli e cila është edhe antare e ALUMNI FGJH. Studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktikat profesionale të asistuar nga profesionistët më të mirë të fushës së përkthimit me qëllim paisjen e tyre me aftësi praktike në terren. Në të njejtën kohë ata do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth aplikacioneve që u vinë në ndihmë përkthyesëve. Këto javë praktike mund të shërbejnë edhe si një mënyrë e mirë për vendosjen e urave të bashkëpunimit për punësimin e studentëve në të ardhmen.