“Metodologjitë e avancuara në kërkimin shkencor të doktorantëve FGJH”

🏫Sot, në Ditën Evropiane të Kërkimit Shkencor, 29 shtator 2023, me pjesmarrjen e doktorantëve, Dekanes Prof. Dr. Esmeralda Kromidha dhe Zv. Dekanes së Kërkimit Shkencor Prof.Dr. Saverina Pasho, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare organizoi aktivitetin shkencor Ditë studimore me temë : “ Metodologjitë e avancuara në kërkimin shkencor të doktorantëve FGJH”. Studiuesit e rinj, kandidatë prezantuan me njëri – tjetrin dhe para udhëheqësve shkencorë, metodologjitë dhe metodat që po aplikojnë për realizimin e punimeve të tyre kërkimore si dhe diskutuan problemtikat e hasura gjatë punës së tyre.🔍
.
🤝E ftuar në këtë aktivitet ishte edhe studiuesja Prof.Asoc.Dr. Sonila Papathimiu, e cila ndau përvojën e saj kërkimore si dhe dha rekomandime të vlefshme për doktorantët lidhur me rëndësinë e përzgjedhjes së duhur të metodologjisë dhe aplikimin e metodave inovative kërkimore shkencore.🔭
.
👉🏻Aktiviteti u përmbyll me zgjedhjen e një përfaqësie të doktorantëve, të cilët do të koordinojnë propozimet konkrete për realizimin e aktiviteteve shkencore nga vetë doktorantët dhe me strukturat e Fgjh-së në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.🌎
.
😊Duke uruar suksese studiuesve të rinj, FGJH premton të jetë gjithmonë mbështetëse përmes realizimit të aktiviteteve të tilla që ndihmojnë në bashkëveprimin mes tyre duke promovuar karrierën e tyre kërkimore e jo vetëm.🥰