🏫Sot, më 2 tetor 2023, në nisje të procesit mësimor të vitit të ri akademik 2023-2024, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA së bashku me Drejtuesit e Njësive Bazë, personelin akademik të njësive përkatëse si edhe strukturat në mbështetje të procesit mësimor dhe atij kërkimor, organizuan takimet e mirëseardhjes me studentët që kanë zgjedhur programet tona mësimore e që për herë të parë, ulen sot në auditoret tona!
.
🧑🏻👩🏻Studentët e vitit të parë të Departamentit të Gjuhës Angleze, Gjermane, Frënge, Italiane, Greke, Spanjolle dhe Sllave dhe Ballkanike, u njohën me veçoritë e secilit program studimi të zgjedhur prej tyre, organizimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të drejtat e tyre si student së bashku me përgjegjësitë.
.
👉🏻Gjithashtu, ata u njohën me mundësitë e shumta që u ofrohen gjatë rrugëtimit të tyre akademik në ciklin Bachelor si edhe më tej në programet e ciklit të dytë Master, posaçërisht;
– Angazhimit të tyre të drejtpërdrejtë në projekte mësimore-kërkimore;
– Mundësive të shumta mobiliteti në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+;
– Veprimtarive me karakter social dhe kulturor në kuadër të gjallërimit të jetës së tyre universitare: Klube studentore
.
📃Krahas fillimit të procesit mësimor, kjo javë do të jetë një javë informuese dhe orientuese për studentët tanë në lidhje me të gjitha shërbimet që ofron FGJH.
.
🥰Suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në vitin akademik 2023-2024!