Goethe

Shkëmbimi shkencoro-pedagogjik, i realizuar mes grupit mësimor kërkimor Gjuhësi, Komunikim  dhe Didaktikë e Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe me specialistë në mësimdhënien e gjuhës gjermane të Qendrës Goethe në Tiranë,  konsistoi në metodat e reja që duhet të përdoren në transmetimin efikas të gramatikës të gjuhës gjermane.  Në këtë organizim shkencor, të datës 5 prill 2023, ku ishte e pranishme dhe drejtuesja e qëndrës znj. Alketa Kuka, u angazhuan me pjesmarrjen e tyre dhe shumë studentë të Bachelor dhe Master të gjuhës gjermane në FGJH.

Temat e diskutuara në këtë aktivitet :

– Qendra Goethe në Tiranë, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Institutit Goethe, Institut kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë me mission: Përcjellja e gjuhës dhe kulturës gjermane në Shqipëri.

– Transmetimi i gjuhës (gramatikës) gjermane në mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj, problemet dhe propozimet për një mësimdhënie komunikuese efektive

-Media, roli i saj në një mësimdhënie te gjuhës së huaj, gjermane.

Diskutimet rekomanduan se përdorimi i teknologjive bashkëkohore e lehtëson dhe ndihmojnë në  përvetësimin efikas të  mësimdhënies së gjuhës gjermane, të cilat   po përdoren tashmë gjerësisht edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.